Shërbimet GPS

Çfar ofron sistemi:
Sistemi ofron shërbime të ndryshme midis të cilave:

• Sistemi është një WEB application dhe si i tillë mund të aksesohet nga cdo paisje që ka internet (pc, iphone, ipad, etj) i cili bën të mundur monitorimin e një numri të pakufizuar automjetesh në distancë, 24 ore në ditë, 7 ditë në javë.
• Ulje të kostos së përgjithshme me 30 %. ( kufizim I shpejtësisë së lejuar, pasqyrimi I qëdrimit të mjetit të ndaluar me motor ndezur, punimi i mjetit gjate fundjavës, punimi i mjetit jashte orarit të punës).
• Gjurmim në kohë reale, minimum cdo 3 Sek.
• Sistemi ruan të gjitha të dhënat si: km e pershkruara, rrugën e përshkruar, vendëndodhjen e automjetit në një kohë të caktuar, shpejtësinë e lëvizjes, ndalesat e kryera dhe kohëzgjatjen e tyre.

• Ruajtja e të dhënave është e limituar vetëm nga kapaciteti (hardisku) i PC ku hostohet sistemi. (një hardisk 50Gb mund të mbajë 10 vjet histori).

• Përcaktim të destinacioneve dhe zonës së lëvizjes për një ose grup automjetesh.

• Alarm për dalje apo hyrje në një zonë lëvizjeje (geofence).

• Alarme për tejkalim shpejtësie, ndalesat mbi një kohe të caktuar.

• Sistemi ofron raporte të ndryshme si psh: raport i detajuar për lëvizjet dhe ndalesat, raport për shpejtësitë, raport për rrugët e pershkruara, raport përmbledhës mujor për km e përshkruara nga ç'do makinë.
Këto raporte mund të shikohen në sistem ose të dërgohen automatikisht me email tek personat e autorizuar. Raportet mund të jeë: ditore, javore, mujore ose sipas afateve të përcaktuara nga përdoruesit.

• Ndarjen e përdoruesve në Administrator, Operator , dhe Vëzhgues të thjeshtë të sistemit.

• Identifikimi i përdoruesve të sistemit bëhet me anë të një "username" dhe "password" (të sigurisë së lartë) , kjo gjë bën të pamundur aksesimin e sistemit nga persona të pa autorizuar .

• Sistemi ofron mundësinë e fikjes në distancë të automjetit me anë të sms.

• Ofron eksportimin e rrugëve të përshkruara në formatin KML

Si funksionon sistemi GPS :

• Një paisje GPS instalohet në makinë. Paisja është e paisur me një kartë sim dhe dy antena, antenë GPS dhe antenë GSM. Kur makina është në levizje ose e ndaluar antena GPS lidhet me satelitin i cili më pas përcakton kordinatat(vendndodhjen e makinës). Sapo paisja ka marrë informacionin e vendndodhjes, me anë të antenës GSM lidhet me antenat (kullat) e operatorit cellular dhe me ane të tij e dërgon vendndodhjen e makinës në server(psh ç'do minutë). Serveri i ruan të dhënat në memorjen e tij. Këto të dhëna më pas aksesohen me anë të një aplikimi web nga përdoruesit.

• Ç'do sinjal i dërguar tregon vendndodhjen e makinës në hartë duke e shënuar me targen e automjetit, emrin e shoferit apo shënim sipas kërkesës. (google maps).

 


 
Historiku i lëvizjes.

 

 

Fillimi Kush jemi Shërbime GPS Produkte ACME Pikat e shitjes Kontakt
  Historiku        

Rruga "Ali Pash Gucia ", 81 Tiranë,
tel:069 60 07 700
e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.   

  Misioni      
  Vizioni      
  Vlerat